Ministri Klosi lançon projektin e ri të gjelbërimit në inagurimin e një shkolle të re në Urën-Vajgurore.

"Jemi këtu për të lançuar aksionin e madh për të mbjellë në çdo shkollë një pemë për çdo fëmijë, për të krijuar kurorat e gjelbërta të shkollave dhe për të siguar që nxënësit do të rriten me dëshirën dhe dashurinë për natyrën dhe pemët. Ky aksion do ti bashkohet aksionit të ndërmarë nga qeveria që brenda vitit 2020 të kemi mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë".

Ministri dhe njëkohësisht deputeti i majtë i këtij qarku ishte sot në Poshnje të Urës Vajgurore, ku inaguroi rikonstruksionin e një shkolle të re, një investim ky i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.

"Inagurimi i kësaj shkolle është një simbol i reformës që ne kemi ndërmarë në arsimin parashkollor dhe arsimin e mesëm në të gjithë Shqipërinë”.

Një investim prej 54 milionë lekësh të reja bëri të mundur rikonstruksionin total të kësaj shkolle, e cila sipas kryetares së bashkisë, Juliana Mema, është një nga institucionet arsimore që ka pësuar ndërhyrje në këtë bashkie gjatë këtij vitit, ndërkohë që premtoi që brenda mandatit të saj të parë qeverisës do të rikonstruktohen të gjitha shkollat.

220 fëmijë të arsimit nëntë vjeçar mësojnë në këtë shkollë, e cila sipas drejtorit të shkollës, Arjan Gjata, shumë shpejt do të pajiset me laboratorwt e të gjitha lëndëve.
Sinkron drejtori i shkollës.

/Ora News.tv/