Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri është me aftësi të kufizuara

Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri

Një studim i organizatës World Vision ngre alarmin për mungesën e shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe. Sipas saj, 1 në 10 fëmijë në Shqipëri janë me aftësi të kufizuara, ndërsa brenda këtij grupimi 1 në 4 prej tyre nuk kanë mundur të ndjekin arsimin parauniversitar.

Një në dhjetë fëmijë në Shqipëri është me aftësi ndryshe.

Të dhënat alarmante u publikuan nga Organizata World Vision e cila në një studim të sajin evidenton sfidat më të cilat përballet kjo kategori, si mungesa e shërbimeve shëndetësore dhe arsimimit.

Drejtorja, Eljona Boçe Elmazi, thotë se brenda këtij grupimi 1 në 4fëmijë nuk janë në institucionet arsimore ndërsa 1 në 2 të tjerë përjeton diskriminim në komunitet apo shkollë.

Elmazi: Me anë të këtij studimi po përpiqemi ti vëmë të gjithë institucioneve, akademisë, shoqërisë shqiptare, evidencat përpara syve në mënyrë që këto të përdoren për të kryer politikat e duhura, vendimet e duhura dhe për ti shoqëruar këto politika dhe vendime me kostot e duhura financiare.

Studimi evidenton ndër të tjera se 66% e fëmijëve me aftësi ndryshe jetojnë në familje me të ardhura të ulta.

Familja Halilaj është një prej tyre. Kadrija, gjyshja e një 10 vjeçareje me sindromën down, thotë se mbesa e saj përfiton 10 mijë lekë të rinj në muaj të pamjaftueshem për të përballuar gjithë kujdesin shëndetësor.

Kadrie Halilaj: Mbesa ime është me 100 probleme, i duhen ilaçet. Është në shkollë, fletoret i shkoq përditë, e lë dot pa fletore, pa lapsa, stilolapsa, gomë! 100 lekë i do çdo ditë me vete, ndërsa çdo dy javë merr 3 mijë e ca lekë ilaçe dhe gjilpëra.

Studimi, për realizimin e të cilit janë marrë në intervistë rreth 13 mijë familje, synon ndërgjegjësimin e institucioneve për ofrimin në kohë të shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.

EMISIONET