Ketri i kuq, macja e egër dhe një lloj i rrallë lakuriqi, po përballen me kërcënime të rënda për mbijetesën e tyre, sipas hulumtimeve të reja.

Ata janë midis 12 llojeve që janë vënë në "listën e parë të kuqe" për gjitarët e egër në Britani.

Studimi i " Mammal Society and Natural England" tha se pothuajse një në pesë gjitarë britanikë ishte në rrezik zhdukje.

Faktorët si ndryshimi i klimës, humbja e habitatit, përdorimi i pesticideve dhe sëmundjeve janë ndër shkaktarët, tha raporti, cituar nga BBC.

Raporti thotë se iriqi dhe miu i ujit, kanë regjistruar një rënie me 70% të popullsisë së tyre në 20 vitet e fundit.

Sidoqoftë, është një lajm i mirë për vidrën, nuse lalën dhe qelbësin, të cilat nuk kanë shënuar rënie të popullsisë së tyre dhe zvogëlim të hapësirës gjeografike.

Raporti përshkruhet si shqyrtimi i parë i plotë i popullsisë së gjitarëve britanikë për 20 vjet.

Hulumtuesit shqyrtuan më shumë se 1.5 milion regjistrime individuale biologjike të 58 llojeve të gjitarëve tokësorë.

Speciet janë renditur sipas kritereve të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili përdoret për të përpiluar listën globale të llojeve të kërcënuara.

Një specie që vendoset në "listën e kuqe" do të thotë se quhet e "kërcënuar" dhe përballet me zhdukjen brenda dekadës së ardhshme.

Kategoria më e lartë kërcënuese është "e rrezikuar në mënyrë kritike". Tre lloje morën këtë status: macet e egra, lakuriqi dhe miu i zi.

/Ora News.tv/