Një masiv shkëmbor bie në aksin Lin-Pogradec

Megjithëse e sapo ndërtuar, një pjesë në segmentin rrugor Lin-Pogradec, ka pësuar rrëshqitje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se si pasojë e reshjeve, ditën e sotme u aktivizua rrëshqitja e një blloku shkëmbor mbi trupin e rrugës.

"Theksojmë se qarkullimi i mjeteve në këtë aks nuk është bllokuar për asnjë moment, sepse qarkullimi kryhet në bypass-in e rrugës, i cili është jashtë kantierit, pra jashtë zonës ku ka ndodhur shembja e masivit shkëmbor duke mos rrezikuar përdoruesit e rrugës nacionale", thuhet në njoftim.

Sipas deklaratës, Kontrata për ndërtimin e rrugës është ende aktive, ndaj këto ngjarje janë pjesë e risqeve të punës ndërtimore.

"Me ndërhyrjen e menjëhershme të ARRSH-së dhe ngritjen e grupit të punës u morën masa për plotësimin me sinjalistikën e nevojshme brenda kantierit, si dhe normalizimin e situatës", thuhet gjithashtu.

EMISIONET