Ndarja e Gigi Hadid me Zayn Malik dhe rikthimi i tyre ka qenë në qendër të mediave rozë.

Pas thashethemeve për një kohë të gjatë, vetëm pak ditë më parë supermodelja konfirmoi rikthimin me anë të një postimi në InstaStory.

Dhe tani çifti është bërë i pandashëm.

Këngëtari ka postuar në Instagram një foto ndërsa i dhuron një lule të dashurës së tij Gigi.

Edhe pse 25-vjeçari nuk e publikoi fytyrën e saj, ishte modelja që konfirmoi se lulja i ishte dhuruar asaj.

Gigi komentoi në foton e Zayn një ikonë zemre dhe luleje.

Ndërsa nga ana tjetër 23-vjeçarja publikoi të njëjtën foto të këngëtarit, duke i dhënë fund çdo pikëpyetjeje.


/Ora News.tv/