Evoluimi i teknologjisë duket se po shkon aq larg, sa mund të rrezikojë të ardhmen e fuqisë punëtore të njeriut. Kjo pasi një lokal në Japoni, i pari në llojin e vet, ka vendosur të zëvënësojë baristët me një robot. Klientët, që do të frekuentojnë lokalin e pazakontë, do të kenë kënaqësinë të marrin kafetë nga roboti i pagëzuar me emrin Sawyer. Menaxheri ka thënë për mediat se kjo është një mënyrë kursimi, pasi roboti mund të bëjë punën e 4 ose 5 personave në një bar.

Robot-Café është i pari lokal në Japoni, i cili hapi dyert fillimisht për kuriozitetin e mediave ditën e martë, pasi kanë vënë në përdorim një robot që do të zëvëndësojë baristët, për të shërbyer kafenë.

Klientët e "Henn-na Café", që përkthehet Kefeneja e Çuditshme, duhet të skanojnë barkodin e printuar në një biletë të cilën mund ta blejnë në një makineri automat që përgatit kafenë prej 3 dollarësh.

Baristi robot i quajtur "Sawyer" është në gjendje të shërbejë maksimumi pesë filxhanë kafeje njëkohësisht, ndërkohë që një kafe merr afërsisht katër minuta kohë për tu përgatitur.

Një kafene në Japoni zakonisht punëson rreth 4-5 persona për të operuar me makinat e kafes dhe më pas për t’ua shërbyer klientëve.

Në këtë lokal, personeli nuk do të jetë i nevojshëm, pasi do të zëvendësohen nga roboti Sawyer dhe makeria automatike që bën kafenë.

Menaxheri i Henna-Caffe thotë se kjo është metodë e të kursyerit dhe të ndihmojë që të ruhet një çmim relativisht i ulët i kafesë.

Henn-na café do të hapet për publikun ditën e enjtë më 1 shkurt.

Kafja robot është duke ndjekur një trend së fundmi në Japoni për të zgjidhur mungesat e punës në shoqërinë japoneze që ka tendeca të shkojë drejt një plakjeje të shpejtë.

Kjo prirje ë përdorimit të robotëve po ngre dyshime për të ardhmen e fuqisë punëtore të njerëzve.

Më herët një agjenci udhëtimi në Tokyo, hapi resortin e hoteleve Henna-Hotel, ku u vendosën robotë për të ndihmuar në përkujdesjen e klientëve dhe në pastrimin e dhomave duke zëvëndësuar kështu personelin ne njerëz.

/Ora News.tv/