E shkruar mbi bazë të realitetit të politikës italiane, por aktuale edhe për Shqipërinë, një grup të rinjsh në Lezhë ngjitën në skenë komedinë “"Një kryeministër kapet mat". Premiera veç gjallërimit të jetës kulturore, u mirëprit edhe për mesazhin që përcjell.

Kur Enriko Vanzina shkroi komedinë "Një kryeministër kapet mat" iu referua realitetit të politikës italine.

Por vënia e saj në skenë në Lezhë, erdhi në një kohë që e bën tekstin aktual edhe në Shqipëri, kur opozita është në protestë dhe kërkon largimin e Kryeministrit.

Shfaqja u ngjit premierë në skenën e Pallatit të Kulturës nga një grup të rinjsh.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Lezhë, Ardjan Laçi, thotë se shfaqje të tilla gjallërojnë jetën kulturore të qytetit, ndaj në vijim do të ketë të tjera.

Premiera u mirëprit nga publiku lezhjan jo vetëm për mesazhin që jep kjo vepër por edhe lojën e aktorëve të rinj të qyteti.





/Ora News.tv/