Zgjidh një letër më poshtë, atë që të tërheq më shumë dhe zbulo këshillën që të duhet në këtë moment të jetës tënde!

Nëse zgjodhe:

1. Dhelprën

Letra e dhelprës është dinake, e shkathët, e kujdesshme, me durim dhe observim. Ndaj, shiko me kujdes  çfarë ndodh rreth teje, ji i/e durueshëm/e dhe përdor strategjinë para se të reagosh në një situatë të caktuar. Kjo është edhe një këmbanë alarmi për t’u mbrojtur nga persona të dyshimtë dhe fals që mund të të rrethojnë.

2. Tufë me lule

Kjo letër është shumë pozitive dhe përfaqëson gjërat e bukura në jetë, si ëmbëlsia, gëzimi i thellë, fati, realizimi i ëndrrave, shpërblim për sforcot, dashurinë. Mund të përfaqësojë edhe atë dhuratë të shumë pritur apo një ftesë. Ndaj, shijo këtë moment gëzimi dhe realizimi.

3. Burri

Nëse je burrë, kjo letër tregon se ti reagon me realizëm dhe racionalitet. Nëse je një grua, kjo letër mund të përfaqësoje ardhjen e një marrëdhënie ose ke nevojë të gjesh forcën tënde, përqendrimin mendor, për të zgjidhur problemet që po të bezidisin. Kjo është koha për të qenë më racionale dhe për të reaguar me mend e jo me zemër.

/Ora News.tv/