Prej më shumë se 13 orësh një grup studentësh vijojnë të qëndrojnë para kryeminstrisë, ndërsa një grup tjetër qëndron para ministrisë së Arsimit.

Temperaturat kanë rënë dhe studentët kanë marrë batanije për tu mbuluar ndërsa disa të tjerë kanë ndezur zjarr për tu ngrohur pasi vijojnë rezistencën prej orës 10 të paradites së sotme dhe kjo është dita e nëntë e protestës së tyre.

Nuk janë të shumtë, - ashtu si paradite deri sa bie nata, kur bëhen me mijëra dhe dëgjohen fuqishëm thirrjet e tyre: Rezintenca nuk ndalet! S'ka negociata por vetem vendimmarrje!", - megjithatë vijojnë të qëndrojnë sepse besojnë se kauza për të cilën ata protestojnë është e drejtë:  Kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave mes tyre ulje tarifash dhe arsimim cilësor.

Kryeministri, Edi Rama, ndonëse studentët i ka poshtë dritares, u drejtohet përmes facebook, twitter, apo instagram, i fton të dialogojnë, dhe disa herë përpiqet ta etiketojë protestën si politike të nxitur nga PD dhe LSI.

Ndërkohë studentët vijojnë të këmbëngulin se protesta e tyre është apolitike.   

 "Dil nga Twitter dhe hajde këtu! Mos bëj show! Mos na detyro të urrejmë vendin tonë!" Janë disa nga mesazhet e studentëve.

Gjatë paradites protestës iu bashkuan edhe studentë nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, si dhe qytetarë të thjeshtë, pedagogë dhe akademikë.

Ndërkohë Senati Akamdemik i Universitetit të Tiranës ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pikën 4 të nenit 288 për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Senatit, këtë të mërkurë thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife.

Ora News edhe sot përcolli live përmes facebook dhe youtube gjithë protestën si dhe ndoqi minutë pas minute të gjithë zhvillimet e saj.

Ora 21:40 Dorëhiqet pedagogu i Arkitekturës


Ora 21:30 Pedagogë e studentë të Arkitekturës dhe Ekonomikut po zhvillojnë mbledhje

Ora 21:20 Vazhdon protesta, studentët thonë se do qëndrojnë gjatë gjithë natës


Ora 18: 20 Historia e studentes ne proteste: Vjen në mëngjes dhe ikën në darkë, studentja nga Durrësi çdo ditë në Tiranë për të protestuar,VIDEO

Ora 18:35 -"Pedagogët kanë dhënë dorëheqje për të na mbështetur"

Një studente e Arkitekturës ka deklaruar se disa pedagogë kanë dhënë dorëheqjen për t'i mbështetur ata.

Studentja: Kemi pasur mbështetjen e shumë pedagogëve, madje ka pedagogë që kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre për të na mbështetur. Ka pedagogë që kanë marrë kërcënime. Pedagogët janë kryesisht nga Arkitektuara.



Ora 18:24 Studentja:  Nuk kemi frikë nga presioni, pa marrë përgjigje nuk largohemi

Një studente tha për Ora News se studentët nuk kanë frikë nga presioni i ndonjë pedagogu, kur ata të kthehen në auditore.

Studentja në kryeministri: Unë nuk kam frikë nga hakmarrja, por asnjë besoj nuk ka frikë. Jam e bindur që do ketë një lloj presioni. Ka shumë pedagogë që do të donin të ishin këtu, por nuk janë. Ka nga ata pedagogë të tjerë që mund të na bëjnë presion, por ne nuk na intereson fare. Pa marrë një përgjigje ne nuk do të largohemi. Jemi optimistë që ato kërkesa do të realizohen.  

Ora 18:10 Studentët kanë frikë nga përfaqësia jo nga dialogu

"Studentët kanë frikë nga përfaqësia jo nga dialogu. Kërkesat janë të njëjta. Deputetët ne i kemi votuar dhe do shkojmë për të drejtat tona. Organizimi do të bëhet si çdo ditë. Do të mblidhemi nëpër fakultete dhe më pas do të marshojmë në Parlament. Përçarje nuk ka, kauza është e njëjtë dhe duam të na dëgjohet zëri", tha një studente.

  

Ora 18:00 Studentët përpara ministrisë së Arsimit shtrojnë batanije në rrugë

Ora 17:20 Vijon qëndresa e studentëve përpara kryeministrisë dhe ministrisë

Ora 16:40 Studentët tek Ministria e Arsimit ndezin zjarr


Ora 16:22- Protesta e studentëve, Rama flet për "doktoreshë" Monën dhe Lul "artistin"

Kryeministri Edi Rama i konsideron qëndrime të paarsyeshme ata të studentëve, duke u bërë thirrje për dialog. 

Ora 16:05 Studentët nesër në 10:00 para Parlamentit

Studentët kanë deklaruar se nesër në orën 8 do të mblidhen tek ministria e Arsimit dhe më pas në orën 10:00 do të marshojnë drejt Parlamentit ku do të zhvillojnë edhe protestën.

Ora 15: 50 Senati Akademik kundër Ramës

Senati Akamdemik i Universitetit të Tiranës ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama në lidhje me pikën 4 të nenit 288 për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Senatit, këtë të mërkurë thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife.

 

Ora 15:08 Studentët i bëjnë thirrje Rames: Dil ne shesh

Studentja: Ishit e ardhmja, na zhgënjyet

Studente: Mos na detyro të urrejmë vendin tim. Çfarë po bën me Shqipërinë. Çfarë po i jep ti sistemit arsimor?

A e dini pse nuk kanë bërë negociata studentët?  Jo për të tretuar se nuk dinë të dialogojnë por për të treguar se protesta është e pastër dhe unike. Ju ishit e ardhmja, sa shpresa patëm dhe sa u zhgënjyem. Përse nuk japin dorëheqjen ministrat tjuaj me tendera korruptivë 30 milionë euro.

  

Ora 14:16 Tupja për Ora News: Edhe pas hekurave do ta mbështes këtë lëvizje.Si mund të bllokoj rrugën me 60 kg e mia?!


Ora 13:50 Studentët godasin me vezë Ministrinë e Arsimit

Ora 13:49 "Shkodra zgjohet", studentët e Shkodrës mbërrijnë para Kryeministrisë

Ora 13:35 Studentët e Shkodrës përshkojnë rrugën e Duurrësit për t'iu bashkuar studentëve  te Ministria e Arsimit

Ora 13:34 Thirrje Ambasadës së BE dhe SHBA

Studentët kanë artikuluar thirrje ndaj Ambasadave të SHBA dhe BE.

Studenti i përgjigjet Ramës: Ta harrojë çdo komshi se mund të na blejë ne.Ta harrojë çdokush që ne mund ti shërbejmë ndonjë komshije që do të shkatërrojë Shqipërinë. Ne jemi e ardhmja dhe nuk ka zog komshije që na blen ne. I bëj thirrje dhe Ambasadave të BE dhe SHBA që të jenë mbështetja e kësaj rinie dhe të ardhmes së Shqipërisë nëse këtë vend e kanë dashur ndonjëherë me të vërtetë.Në të kundërt kanë qenë hipokritë.

Ora 13:32 Në protestën e Tiranës edhe studentë nga Kosova.

Ora 13:30 Listës me 8 kërkesa i shtohet një tjetër

Studenti nga Kryeministria: Tashmë kërkesat nuk janë më 8 por 9. Hiqni procedurat penale që keni vendosur ndaj studentëve dhe qytetarëve, nuk na intimidoni dot. Ne jemi këtu!

Ora 13:27 Nesër vatra e protestës një, të gjithë te Parlamenti

Studentët te Kryeministria thonë se vatra e protestës ditën e nesërme do të jetën një. Të gjithë do të protestojnë para Kuvendit, ku ka edhe seancë plenare.

Ora 12:37 Studentët thonë se nesër protesta do të zhvendoset para parlamentit, ku do të bashkohen të dy palët e protestuesve nga MAS dhe Kryeministria.

Ora 11: 53  Kryeministri Rama komunikon sërish me studentët këtë herë përmes twitterit

Edi Rama: "Një vajzë sapo tha s'duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s'duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG"

Ora 11: 30 "Hasta la vista", studentët protestojnë me libra në duar


Ora 11: 29 Studentët hedhin vezë drejt ministrisë së Arsimit. Raportojne gazetaret e Ora News.


Ora 11: 18: Rama mbledh qeverine


Gazetari i Ora News, Everest Dedaj, informojnë se Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar.




Ora 11:05 Studentët ulen këmbëkryq para Ministrisë së Arsimit. Në duar mbajnë fletë të bardha dhe libra.

Ora 10: 45 Rama serish mesazh ne fb
 Kryeministri Rama sërish përmes një postimi në facebook i fton të flasin: 

"Të dashur studentë protestues,

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s'ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s'kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)

10:33 Studentë e gjimnazistë protestë me fletë të bardha

Këtë të mërkurë (12 dhjetor) studentët kanë thirrur një protestë të heshtur, vetëm me libra dhe fletë të bardha, pa parulla dhe as thirrje në kor.



Ora 10:24 Një pjesë e studentëve të  Mjekësisë, Shkencave të Natyrës dhe Politeknikut kanë vendosur të protestojnë para Kryeministrisë.

Ora 10:18 Disa studentë të Mjekësisë po bashkohen te Ministria e Arsimit

Ora 10:09 Tek Ministria e Arsimit mbërrijnë studentët dhe gjimnazistët e parë. Mes tyre janë studentët e Shkencave Sociale.

Ora 10:07 Studentët e Universitetit Bujqësor janë të dyzuar se ku do të protestojnë, para MAS apo te Kryeministria

Ora 09:40: Studentet mbeshteten nga qytetaret 

Studentët e Fakultetit te Shkencave Sociale kanë marshuar drejt 21 dhjetorit duke bllokuar për disa minuta trafikun por më pas kanë vijuar drejt ministrise se Arsimit. Studentët kanë pasur dhe përkrahjen e qytetarëve dhe drejtuesve të makinave 

Ora 09:00 Procedohen 25 persona për protestën te MAS, mes tyre Robert Aliaj dhe Edmond Tupja





 (Ne foto: Studentet tek 21 dhjetori)




8 kërkesat e panegociueshme të studentëve 

Ora 09:28 Studentët e Shkodrës dhe Elbasanit do të nisen drejt Tiranës

09:20: Ne proteste jane nisur dhe gjimnazistet e Harri Fulz, ndersa ka vijuar grumbullimi tek Fakulteti i Shkencave Sociale


Ora 09:01 Bashkohen gjimnazistet e "Partizanit"

 Gjimnazistët e "Partizanit" ishin tek Politekniku dhe më pas marshuan për të shkuar tek Ministria e Arsimit. Ndërkohë para kryeministrisë një grup i vogël studentësh që kanë kaluar natën aty, vijojnë të qëndrojnë aty.  


(Ne foto: Gjimnazistet e "Partizanit") 

Ora 08:43: Nis grumbullimi i studenteve

Gazetarët e Ora News informojnë se tek Fakulteti i Shkencave Sociale por dhe tek Inxhinieria kanë nisur të grumbullohen studentët. Edhe tek Mjekësia e Korpusi ka nisur grumbullimi i studentëve.  

Një pjesë e studentëve të Shkencave Sociale do shkojnë të protestojnë para kryeministrisë, pjesa tjetër në ministrinë e Arsimit.


Protesta

Dhe pse pati mendime të ndryshme rreth vendit ku do të pozicionohen, para Kryeministrisë apo Ministrisë së Arsimit, studentët duket se i kanë dhënë zgjidhje përmes një sondazhi online që ka vulosur me 64% të votave qëndrimin para MAS.

Ora mbetet e njëjtë, 10:00.Por grumbullimi do të nisë që 08:30 pranë Fakulteteve respektive.

Të martën skadoi afati i lënë nga studentët për qeverinë lidhur me plotësimin e kërkesave.

Rama mbetet i hapur për plotësimin e tyre nëse ulen në dialog, studentët nga ana tjetër refuzojnë çdo lloj negociate pa plotësimin më parë të 8 pikave të parashtruara prej tyre.

Ora News do të përcjellë edhe sot LIVE çdo zhvillim rreth protestës studentore

Ora 08:35 Nis mbledhja e studentëve te Shkencat Sociale

Ora 08:04 Një grup i vogël studentësh kanë kaluar natën para Kryeministrisë

Ora 07:54 Nga Gjirokastra nuk do të nisen studentë drejt Tiranës. Protestën do ta zhvillojnë atje në orën 10:00.

Lexo çfarë ndodhi një ditë më parë në protestën maratonë të studentëve

/Ora News.tv/