Një "idhull" si Kaçe, mesfushori kuqezi merr vlerësimet e mediave greke

Një "idhull" si Kaçe, mesfushori kuqezi merr

Ergys Kaçe ka rilindur tek Panathinaikos duke u kthyer menjëherë në një prej elementëve më të rëndësishëm për ekipit e Marinos Ouzounidis.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, ishte titullar në ndeshjen e kësaj fundjave që Panathinaikos fitoi 2-0 ndaj Lamias. Kur po luhej minuta e 80, Kaçe i la vendin mesfushorit 22 vjeçarë Staikos dhe në momentin e daljes nga fusha brohoritje dhe duartrokitje nga shkallët e stadiumit nuk munguan ndërsa edhe vetë mediat greke e cilësuan si më të mirin në fushën e lojës

Për shqiptarin ishte një merkato e trazuar, pasi dy ditë para mbylljes së dritares së transferimeve, kishte akord në Qipro me skuadrën e APOEL, por ultrasit e asaj skuadre penguan transferimin.

Në ditën e fundit, Panathinaikos dhe PAOK gjetën një akord për huazimin deri në fund të sezonit.

Në fund të sfidës, Kaçe ka marrë vlerësimin si më i miri nga mediat greke.

Ka treguar formën e tij më të mirë. Ishte më i miri në fushën e lojës, sidomos në pjesën e parë, por edhe në të dytën tregohet në lartësinë e duhur. Ka fituar rolin e liderit në mesfushën e Panathinaikosit dhe me të drejtë merr duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium kur zëvendësohet”- ishte vlerësimi nga “Panathinaikoskosmos”.

EMISIONET