Një i tretë në vrasjen e biznesmenit Begalla

Një i tretë në vrasjen e biznesmenit Begalla

Një person i tretë dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim. Për ekzekutimin e Begallës, ngjarje e cila ka ndodhur më 14 shkurt, tashmë janë vënë në pranga 2 persona.

Për vrasjen e biznemenit Memli Begalla u shpall në kërkim edhe një person i tretë.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Begallës, më 14 shkurt, pasi është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë.

Referuar dosjes së prokurorisë, në ekzekutimin e 64-vjeçarit kanë marrë pjesë 3 persona të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze.

Pjesëmarrësit në krim, shfaqen në lokalet pranë sheshit “Willson”, ku 2 prej tyre ulen bashkë, ndërsa i treti, që mban në kokë një kapuç të kuq, ulet i vetëm.

Më pas në lokal shfaqet Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm.

Vetëm pak më vonë biznesmeni është gjendur i ekzekutuar pranë automjetit të tij.

Për këtë janë vënë në pranha Ardian Serezi dhe Denis Demiri, të cilët shfaqen duke e ndjekur nga pas Begallën vetëm pak momente para ekzekutimit.

Agresorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet BMV me targa të huaja, që rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat.

Ky automjet u gjet i braktisur, në zonën e Picallës, ku autorët nuk mundën ta digjnin, pasi e kishin spërkatur me benzinë.

Nga kontrolli i makinës u gjetën materiale, prej të cilave përftohen profile AND-je, për t’i krahasuar më tej me ato të të dyshuarve.

 Të gjitha lajmet mbi vrasjen e biznesmenit Memli Begalla

EMISIONET