Në mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, ku ka mbretur i plagosur një i ri.

Incidenti me armë zjarri ka ndodhur në lagjen "Taukbahçe", përkatësisht në parkun e kësaj lagje dhe i plagosur është një 22 vjeçar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, kur edhe kanë marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në parkun e "Taukbahçes".

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kane konstatuar se bëhet fjale për plagosje, ku një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit.

Policia ka identifikuar disa nga personat e përfshirë në rast dhe janë duke punuar ne ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./RTK/

/Ora News.tv/