Një i arrestuar për vrasjen e të riut Grei Frashëri në Nju Jork, zbulohet motivi i krimit

Një i arrestuar për vrasjen e të riut Grei Frashëri në

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri në Nju Jork. Në pranga ka përfunduar një 35 vjeçar i quajtur Anthony Valenti, i cili dyshohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të 23 vjeçarit shqiptar të premten e 7 shtatorit.

Mediat amerikane shkruajnë se asnjë nga të shtënat e 35 vjeçarit nuk e goditi Frashërin, por ishte bashkëpunëtori i tij, ai që e qëlloi me thikë në pjesën e qafës duke i shkaktuar vdekjen, në atë që policia beson se ishte një konfrontim për çështje që lidhen me marijuanën.

Valenti, i cili jeton në Bensonhurst, ka 10 arrestime të mëparshme, përfshirë për drogë dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur, tha një burim policor.

Një burim thotë se i dyshuari u arrestua gjatë orëve të mëngjesit të së hënës, më 17 shtator.


Lajme të tjera rreth ngjarjes:

23 vjeçari shqiptar vritet me disa plumba në mes të rrugës në Nju Jork

Agjenti sekret deshi të shpëtonte 23 vjeçarin shqiptar të vrarë në Nju Jork

Misteri që mbulon vrasjen e të riut shqiptar në rrugët e New Yorkut

EMISIONET