Një hap drejt dialogut për Teatrin Kombëtar

Një hap drejt dialogut për Teatrin Kombëtar

Ora 16 e ditës së sotme e ka gjetur diskutimin mbi teatrin të ndarë midis dy grupimesh. Në Teatrin Kombëtar gjendja ishte kjo.

Vendosëm që të mos paraqitemi në këtë takim në Ministrinë e Kulturës, duke pritur këtu zonjën ministre. Siç po shohim ora është e një çerek. Kjo nuk ka ndodhur. Jemi në dy pozicione të kundërta tashmë".

Në Ministrinë e Kulturës ku Kumbaro priste artistët e grupit protestues, mbërrijnë vetëm disa që janë përfshirë pak ose aspak në debatin e këtyre ditëve.

Artan Imami: Të mos lejojmë cedimin as unë as kërkush, të paktën të një centimetri katror nëse nuk merret dhe vendimi i neve njerëzve të gjallë.

-"Një projekt-ide duhet të jetë sa më parë që të qetësohen njerëzit. Këtu do të jenë: 8 mijë metra katror që është Teatri Kombëtar i cili fillon punimet me kismet Perëndie në qershor dhe mbaron në 2020-ën a '22-shin".

Spiro Duni, Artan Imami, Armand Bora, Laert Vasili shprehen se çdo projekt për teatrin e ri kombëtar duhet t'i mbajë larg kullat shumëkatëshe dhe Ministria duhet të dalë të deklarojë me zë të lartë një afat për këtë projekt. Veç kësaj ata quajnë pozitiv rikthimin e  debatit për ligjin e artit dhe kulturës.

Armando Bora: Ka dhe një lloj keqkuptimi, nuk dua ta them spekulim në media i cili është interpretuar si një ligj i cili do të kërkojë mendimin e të gjithë atyre që do të marrin pjesë. Është një keqkuptim.

Përfaqësuesit e sindikatës së artistëve të skenës dhe ekranit Kastroti Çipi dhe Ema Andrea i janë bashkuar tryezës së ministrisë së kulturës me dy kërkesa: anulimin e vendimit për zhvendosjen tek "Skena e re" dhe pezullimin e projektligjit për artin dhe kulturën.

Çipi: Dhe sot ramë dakord që të bëjmë një ndarje dhe në shenjë kompromisi me ju që diskutimet për projektligjin, përderisa kanë një karakter shumë teknik, shumë specifik që nuk bëhen në një auditor të gjërë, ne do t'i bëjmë në tryeza që do të përcaktoni ju si ministri me një grup përfaqësuesish të komunitetit.

Edhe pse ministrja Kumbaro nuk e ka pranuar me gojën plot, në presionin e këtyre ditëve, është dukur qartë se ndryshimet në ligjin për artin dhe kulturën do duhej me kohë të kishin konsultuar me grupet e interesit, sepse gjithë furtuna e ngritur, krahas problemeve të akumuluara në dhjetëvjeçarë, erdhi edhe prej këtij nxitimi. Në ditët e ardhshme pritet që Ministria e Kulturës të bëjë një sqarim në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar dhe të fillojë nga puna konsultimi i projektligjit.

EMISIONET