Një guru shpirtëror indian i cili pretendon se ka miliona ndjekës në mbarë botën, është shpallur fajtor për përdhunim.

Një gjykatë në qytetin verior të Jodhpur konkludoi se Asaram Bapu,77vjeç, përdhunoi një vajzë 16 vjeçare në 2013n në ashramin e tij.

Ai do të apelojë vendimin në një shkallë më të lartë të gjyqësorit.

Guruja 77 vjeçar ka 400 ashrame (vende ku kryen ritet e tij) në mbarë botën, ku u mëson njerëzve meditimin dhe yoga.

Ai gjithashtu është në gjykim për një tjetër rast përdhunimi në shtetin e Gujarat.

Utsav Bains, avokati i  viktimës, tha për NDTV se priste që Asaram tët dënohej me burgim të përjetshëm.

"Asgjë nuk mund të kompensojë traumën që kanë kaluar viktima dhe familjarët e saj", tha ai

Qyteti i Jodhpur është në alarm për shkak të veprimeve të dhunshme që mund të ndërmarrin ndjekësit e gurusë.

Masat e sigurisë u forcuan, pasi ndjekësit e një tjetër guruje, i quajtur Gurmeet Ram Rahim, protestuan dhunshëm pas shpalljes fajtor për përdhunim vitin e shkuar.

Dhuna shkaktoi 23 viktima.

/Ora News.tv/