FNSH i hap Ramës rrugën për në Elbasan, përplasen me protestuesit e opozitës

FNSH i hap Ramës rrugën për në Elbasan, përplasen me

Mbështetës të PD-së por dhe ish deputetë demokratë dolën paraditen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë për të bllokuar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama drejt Elbasanit ku ka planifikuar një sërë takimesh në kuadër të turit "bashkia që duam".

Në ndihmë të forcave të policisë u vendosen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët në disa raste u përplasën me protestuesit në përpjekje për të mbajtur të lirë rrugën që do të kalonte eskorta e kryeministrit.

"Pati dhe hedhje shashkash dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve" informoi gazetarja e RTV Ora Belinda Ruçaj.

Në orën 10:00 eskorta e kryeministrit kaloi rrugën ndërsa FNSH përpiqej të mbante grupin e protestuesve larg rrugës. Tensioni u mbajt ne autostrade prane rrethrrotullimit te Bradasheshit. 

Protestuesit therrisnin: Rama ik! 

Mësohet se protestuesit kane ecur ne këmbë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Me ta ishin edhe ish deputetët demokratë Edmond Spaho dhe Luciano Boci.

Spaho nënvizoi kërkesën e opozitës se Rama duhet të largohet dhe të krijohet qeveri tranzitore. 





EMISIONET