Një gabim? Bushati: Duhet të kem bërë më shumë, por s'ka ardhur ende koha e reflektimit

A ka ndonjë gjë që nëse do të kthehej pas në kohë nuk do e kishte bërë? Ministri ende në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati iu përgjigj pyetjes së gazetarit se duhet të ketë bërë më shumë se një gabim, por se periudha e reflektimit nuk kishte arritur akoma.

Pyetje: Në këto 5 vitet e fundit cila është gjëja që ju ndoshta keni bërë gabim, ose ndodnjë deklaratë që e keni bërë gabom dhe ndoshta do ta tërhiqnit nëse do të ktheheshit pas në kohë?

Ditmir Bushati: Duhet të kem bërë më shumë sesa një gabim por periudha e reflektimit nuk ka filluar dhe të garantoj që do të jetë i plotë"

Deklarata u be gjate konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm i Mbretërisë së Holandës, Stef Blok sot paradite në Tiranë.

Aktualisht Ditmir Bushati ndodhet ende në detyrë për shkak se presidenti nuk ka firmosur dekretimin e shkarkimit të tij, refuzoi kandidatin Genc Cakaj të propozuar nga kryeministri Rama për këtë post dhe ende nuk ka vendosur nëse do të dekretojë emrin e kryeministrit Rama si personi që mund të mbajë këtë detyrë

EMISIONET