Një front i përbashkët

Një front i përbashkët

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mirëpritur presidentin francez Emmanuel Macron në Berlin, për të diskutuar vizionin e tij për Bashkimin Europian.

 Dy udhëheqësit kanë paraqitur një front të bashkuar sa i përket reformave të rëndësishme që do të ndërmerren në zonën europiane.

Zonja Merkel theksoi se Gjermania dhe Franca po planifikojnë një takim të këshillit të përbashkët të ministrave në fund të muajit qershor, për të përfaqësuar interesat e Europës si një, në arenën ndërkombëtare.

Dy udhëheqësit folën edhe për takimet e tyre të ardhshme me presidentin Donald Trump në Uashington, duke deklaruar se ata do të diskutonin me detaje mbi planin tarifor të kreut amerikan të shtetit.

EMISIONET