Një duzinë njerëzish ende në rrënoja në Xhenova, urë e re brenda 2019

Një duzinë njerëzish ende në rrënoja në Xhenova,

Nën rrënojat e urës Morandi në Xhenova ekziston mundësia gjithnjë e më shumë se janë një duzinë njerëzisht, edhe pse me çdo orë që kalon, shpresat për të gjetur të mbijetuar zbehen.

Kryeprokurori i Xhenovas, Francesco Cozzi thotë shprehimisht se mund të jenë 10 deri në 20 persona të zhdukur.

Deri më tani, numri zyrtar është 38 të vdekur, duke përfshirë tre fëmijë, dhe 15 të plagosur në spital, 9 në gjendje më të rëndë, dy prej të cilëve rrezikojnë jetën.

Departamenti i Mbrojtjes Civile thotë se kërkimet do të vazhdojnë deri në gjetjen e personit të fundit.

Banorët e 13 ndërtesave që janë të vendosura nën urë nuk rrezikohen dhe rreth 600 personat e zhvendosur mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Kryetari i Rajonit të  Liguria Giovanni Toti dhe kryetari i Xhenovas, Marco Bucci njoftuan se nga e hëna do të vihen në dispozicion 45 dhoma dhe 300 të tjera do të përgatitet brenda dy muajve. Qëllimi, tha Toti, është të jepet "një shtëpi për të gjithë deri në fund të vitit".

Por qëllimi më ambicioz është që në Xhenova brenda vitit 2019, të ndërtohet në urë e re në vend të urës së shembur Morandi që lidh autostradës Polcevera.

EMISIONET