Pas Berishës, Basha takon Kryemadhin dhe aleatët

Pas Berishës, Basha takon Kryemadhin dhe aleatët

Rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit kanë sjellë lëvizje të shpeshta në Partinë Demokratike.

Ish-kryetari, Sali Berisha, ka mbërritur në mëngjes pranë selisë blu ku mësohet se zhvilloi për më shumë se një orë takim me Lulzim Bashën. Pas largimit Berisha nuk ka dhënë një qëndrim mbi situatën.

Pas Berishës në selinë e PD ka mbërritur dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, por pa dhënë një qëndrim mbi strategjinë që do të ndjekë.

Në drekë një tjetër diskutim është bërë mes aleatëve të PD dhe Bashës.

Fatmir Mediu: Kemi pasur tashmë një qeverisje të korruptuar dhe një proces fars elektoral. Kjo vërtetohet më së miri me raportin e OSBE/ ODIHR-it sot, ku i tha se nuk është plotësuar asnjë lloj standardi dhe kjo është vërtetë e papranueshme pas 30 viteve demokraci, për një vend anëtar të NATO-s.

Mesila Doda: Zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë të përhershëm, Edi Rama është recitivist në vjedhjen e zgjedhjeve.

Përkundër akuzave për manipulime, Mediu përjashtoi një kërkesë të mundshme nga opozita për hapje kutish.

Do kërkoni hapjen e kutive? 

Fatmir Mediu: Çdo gjë që bëhet transparente dhe ka vlerë dhe i shërben procesit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mendoj që është një proces që duhet bërë. Nuk më ka shkuar mendja tek hapja e kutive. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mendoj se kjo është detyra e opozitës dhe forcave të opozitës për të parë realisht se çfarë ka ndodhur në mënyrë që ne të garantojmë elementë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Opozita këmbëngul që vetëm me largimin e Ramës shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin të lirë dhe të mos manipulohen votat.

EMISIONET