Një dietë e varfër me karbohidrate ju shkurton jetën

Një dietë e varfër me karbohidrate ju shkurton jetën

Një dietë me pak karbohidrate mund të shkurtojë jetëgjatësinë deri në katër vjet, sugjeron një studim.

Dietat për reduktimin e karbohidrateve, të tilla si Atkins, janë bërë gjithnjë e më popullore për humbje peshe dhe kanë rezultuar premtuese për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve.

Por, sipas një studimi amerikan të shtrirë në mbi 25 vite, një reduktim i moderuar konsumi karbohidratesh apo këmbimi i mishit me proteina bimore dhe yndyrna, është më i shëndetshëm. Studimi është mbështetur te njerëz që mund ta kujtonin sasinë e karbohidrateve që kanë konsumuar.

Në studimin e botuar në "The Public Health Lancet", 15,400 njerëz nga SHBA plotësuan pyetësorët për ushqimin dhe pijen që konsumonin, së bashku me sasinë.

Nisur nga kjo, shkencëtarët kanë përllogaritur sasinë e kalorive që ata kanë marrë nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat. Pasi kanë ndjekur grupin për një mesatare prej 25 vitesh, kërkuesit arritën në përfundimin se ata që kanë marrë 50-55 për qind të energjisë së tyre nga karbohidratet kanë një rrezik më të ulët vdekjeje, krahasuar me ata që kanë marrë më shumë karbohidrate.

Karbohidratet përfshijnë perimet, frutat dhe sheqerin, por burimi kryesor i tyre janë ushqimet bimore si patatet, buka, orizi, makaronat dhe drithërat. Kërkuesit përllogaritën se, nga mosha 50 vjeç, njerëzit në grupin e përdorimit të moderuar të karbohidrateve pritej të jetonin edhe për të paktën 33 vite të tjera, 5 më shumë sesa njerëzit që merrnin 30 për qind apo më pak të energjisë së tyre nga karbohidratet.

Gjetjet ishin të ngjashme me studimet e mëparshme. Autorët krahasuan punën e tyre, ku përfshiheshin më shumë se 400,000 njerëz nga më shumë se 20 vende.

EMISIONET