Një 26 vjeçar i sapo martuar tradhëton gruan me një 72 vjeçare

Një 26 vjeçar i sapo martuar tradhëton gruan me një 72

Në Britani të madhe, një djalë 26 vjeçar, i cili kishte fare pak kohë që ishte martuar, është zbuluar me të dashurën e tij 72 vjeçare në një motel.

Sipas Mirror, gruaja e 26 vjeçarit, një 24 vjeçare me origjinë nga Birmingham, ka vendosur t’i drejtohet një agjencie investigimi private pas dyshimeve mbi sjelljen e bashkëshortit.

Detektivët privatë të Carter Harris Group Investigation, pasi gjurmuan djalin, kanë gjetur çiftin e dashnorëve dhe kanë formuar provat e marrëdhënies klandestine duke ia prezantuar klientes së tyre, e cila ka kërkuar të qëndrojë anonime.

Shoqëria e investigimit ka rrëfyer historinë për “Birmingham Live”, duke sjellë fjalët e gruas, e cila quhet Lyndsey, kur mori vesh për tradhëtinë.

“Nuk doja ta besoja. U ndjeva edhe fajtore, nuk arrija dot të kuptoja çfarë po dëgjoja dhe shihja. Kur pashë filmimin pashë kush ishte ajo grua…”, fjalët e bashkëshortes së tradhëtuar.

Lyndsey rrëfeu për kompaninë e hetimit se kishte vënë re ndryshime në personalitetin e bashkëshortit, pavarësisht se martesa kishte vetëm një vit që kishte ndodhur.

 “Ikte papritur dhe nuk gjendej. Nuk flisnim kurrë dhe shpesh më thoste se duhej të qëndronte në punë deri vonë apo të dilte për çështje pune gjithmonë”, vazhdojnë ende rrëfimet e 24 vjeçares.

Sipas rindërtimit të ngjarjes së detektivëve privatë, burri edhe në të shkuarën frekuentonte dhe regjistrohej në rrjete të ndryshme për takime në internet, dedikuar specifikisht grave të moshuara.

Burri është zbuluar ndërkohë që gjendej me të moshuarën e tij në motelin “Premier Inn”, rreth 100 kilometra nga shtëpia në të cilën jetonte me gruan.

Gruaja nuk ka kërkuar ende divorcin, por rrëfen se gjendet në ‘një moment të vështirë, por gjëja e duhur për t’u bërë është të çlirohet nga njeriu i gabuar nga jeta jote’.

Detektivi i ‘Carter Harris Group Investigation’, Daniel Shaw, ka deklaruar: “Lyndsey dyshonte se bashkëshorti i saj e tradhëtonte dhe donte ta zbulonte një herë e përgjithmonë. Nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte dhe kur e bëmë një gjë të tillë, detajet ishin vërtet shokuese edhe për ne.”

“Janë shenjat e dukshme ato të cilave u duhet kushtuar vëmendje. Ndryshime në të veshur, kthimi në shtëpi më vonë, të marrin telefonin me vete kudo shkojnë, duke e lënë telefonin mbrapsht”, tha investiguesi.

 

“Questi sono tutti segnali di allarme e il telefono può essere la chiave che rivela tutto”, ha concluso Shaë.

EMISIONET