Federata Shqiptare e Futbollit ka lançuar në qytetin e Elbasanit projektin "Grow". Risia më e fundit  e instucionit që drejton këtë sport në vendin tonë, i cili në bashkëpunim me UEFA-n dhe ministrinë e Arsimit, Sportiti dhe Rinisë synon masivizimin e futbollit në Shqipëri duke filluar nga fëmijët.

Në ambjentet e shkollës 9 vjecare "Qamil Guranjaku" presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe zv.ministri i Arsimit, Sportiti dhe Rinisë Kostandin Shkurti kanë promovuar këtë nismë mjaft të rëndësishme. Zyrtari i ministrisë vlerësoi objektivin që paraqet projekti "grow".

"Ne jemi këtu, me Federatën e Futbollit, federatë e cila, zhvillon dhe organizon sportin më të bukur në botë. Ky projekt "futbolli në shkolla" ka si objektiv implementimin e futbollit në fëmijët e moshave 7, 8 dhe 9 vjeçare. Njëkohësisht krijon mundësinë për rritjen e njohurive të fëmijëve për këtë sport të dashur. Uroj nga zemra që kjo marrëveshje të shtrihet dhe në gjithë shkollat e tjera në gjithë vendin."

President Armand Duka e vlerësoi projektik "Grow " si një projekt mjaft ambicioz dhe që do të shtrihet në të gjithë vendin.

"Ne kemi zgjedhur sot për lancuar apo promovuar startimin e një projekti të ri të iniciuar nga Federata në mbështetje të UEFA-s. Një projekt pilot për gjithë Europën i cili synon masivizimin e futbollit për fëmijët, pra projekti synon që të ndihmoj apo ofroj të gjithë fëmijët pranë futbollit.
Projekti ka qëllime sociale. Sa më shumë të luajmë futboll, aq më shumë do të largohemi nga veset negative.
"

Numri 1 organit qeverisës të futbollti shqiptar foli edhëe në lidhje me zgjedhjet për president duke theksuar edhe një herë se dëshiron që të mbetet një garë brënda kontureve sportive.

"Jam larg atyre le të themi ekstremizmit politik. Do dua të mbetet një garë sportive. Kam kërkuar disa herë të mbetet e tillë, madje dhe gjuha dhe tonet të ishin sportiv. Jemi në sport dhe nuk duhet të fusim as gjuhën politike apo të një fushe tjetër të jetës."

"Grow" dhe "Grassroots" janë  dy nismat më të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit që synojnë përfshirjen e sa më shumë fëmijëve dhe jo vetëm në sportin e futbollit.

/Ora News.tv/