Nisma “çdo pallat, 5 pemë”, banorët e Tiranës i përgjigjen thirrjes së Veliajt

Nisma “çdo pallat, 5 pemë”, banorët e Tiranës

Nisma për gjelbërimin e Tiranës ka nisur të shtrihet në gjithë Tiranën.

Pjesë e kësaj nisme nuk është më vetëm Bashkia e Tiranës, por edhe administratorë pallatesh apo edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë vendosur që gëzimet apo ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë. 

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Adriatik Shpata, administrator në Pallatin Nr.5 në rrugën “Pjetër Arbnori” në Njësinë Administrative Kashar. 

Siç shihet edhe nga foto, Adriatiku ka angazhuar edhe banorët e pallatit për të gjelbëruar pjesën e përbashkët, si një investim shumë i mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

EMISIONET