Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “Bolero në vilën e pleqve” kanë nisur sot. Në fotografitë e publikuara duket se në film do të shfaqet edhe aktori i njohur, Robert Ndrenika.

Skenari është shkruajtur nga Lindita Fejzaj dhe Spartak Pecani, i cili ka bërë dhe regjinë.

Financimi është bërë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Kujtojmë se “Bolero në vilën e pleqve” është një roman nga shkrimtari Fatos Kongoli që shumë shpejt do të vijë edhe si film.

/Ora News.tv/