Pas transferimit tek Juventusi, fillojnë edhe urrejtjet e para në drejtim të Cristiano Ronaldos. Së fundmi disa tifozë spanjollë shfaqen në një video duke djegur fanellën e yllit portugez.

Në fund të videos tifozët pasi e djegin fanellën brohorasin: “Messi...Messi...Messi”, kundërshtarin për shumë vite të portugezit.

Pas 9 vitesh magjike me Realin ku fitoi gjithçka të mundshme si në rang klubesh ashtu edhe në atë individual, Ronaldo sezonin e ardhshëm do të nisë një etapë të re në karrierë duke veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”.


/Ora News.tv/