Hidrocentrali Vau i Dejes po shkarkon nga portat anësore 500 meter/kub në sekond për të  të mbajtur në nivelin e kuotave të kërkuara liqenin.

Shkarkimet pritet të vijojnë deri në orët e drekës ndërsa po punohet me kapacitet të plotë, bëjnë me dije burime nga ky hidrocentral

 Gazetari i Ora Neës Bepin Kolvata informon se procesi po ndiqet me vëmendje  për shkak te shtimit te prurjeve orët e fundit por momentalisht saktësohet se nga shkarkimet nuk ka pasoja në territorin e bashkisë Shkodër pasi janë shkarkime të kontrolluara.

Shtimi i prurjeve ka ardhur si pasojë e reshjeve në zonat malore kryesisht nga përrenjt.

/Ora News.tv/