Nisin hetimet për tenderin e Unazës së Re

Nisin hetimet për tenderin e Unazës së Re

Prokuroria e Tiranës nis hetimet lidhur me tenderin për Unazën e Re.

Organi i akuzës bën me dije se po heton mbi faktet e bëra publike për ndërtimet e planifikuara në 'Unazën e Re'

Verifikimi bëhet për veprat penale të 'Shpërdorimit të detyrës', 'Fallsifikimi i dokumenteve', 'Shkelje e barazisë në tendera'.

"Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërine e veprimeve të kryera për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re. Verifikimi bëhet për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazisë në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal"njofton organi i akuzës.

Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet të fakteve, objekt i këtij hetimi, duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm.

Më herët Autoriteti Rrugor Shqiptar urdhëroi pezullimin e aktivitetin ndërtimor për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

ARRSH informoi se do të nisë verifikimet pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit”, i Ylli Rakipit, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Në rast se konfirmohet se ka falsifikim do të zgjidhet kontrata në mënyrë të njëanshme. 

Mbrëmjen e djeshme "Të Paekspozuarit" publikuan një komunikim me autoritetet në SHBA ku pretendohej se dokumentet  që kompania ka depozituar në Shqipëri janë të falsifikuara.


EMISIONET