Në një ceremoni të veçantë, presidenti Bujar Nishani ka nderuar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë shqiptare, Agron Çobani. Bujar Nishani: Me profesionalizëm, u mundua në çdo kohë pavarsisht vështirësive që ata ndeshen, të jepnin një ndihmesë në zhvillimin dhe modernizimin e saj në shërbim të shoqërisë. Vlerësime për punën e gazetarit shprehen edhe kolegët e tij. "Ne brezat që erdhëm pas tij na edukoi me fetarinë e punës në gazetari dhe me ato virtytet të cilat janë pjesë e munguar". Presidenti Nishani theksoi se falë Agron Çobanit, media shqiptare sot gëzon lirinë e fjalës, megjithatë përpara saj mbeten sfida të tjera. Nishani: Përsosja e saj mbetet një sfidë aktuale. Agron Çobani ka lindur në Nepravisht të Gjirokastrës në shtator të vitit 1942. Karriera e tij nis në Radio Tirana dhe më pas në Radio Televizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra.

/Ora News.tv/