Ka nisur sesioni i ri parlamentar, ku kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përshëndetur të gjitha grupimet parlamentare për miratimin me konsensus të disa reformave.

Ruçi: Mbyllëm një sesion ku gjatë tij u zhvillua  një debat kuvendor plot 135 orë, nga të cilat 53 orë mazhoranca dhe mbi 60 orë mazhoranca. Mbyllën një sesion ku pavarësisht polarizimit, grupimet politike miratuan me konsensus ngritjen e tre organeve të vettingut, miratuan ngritjen e komisionit për reformën elektorale, miratuan me konsensus rezolutën për dhunën në familje dhe atë për objektivat dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Akte këto për të cilat do të përshëndesja të gjitha grupimet politike.

 Para së gjithash ky sesion do të nisë me disa çështje thelbësore; miratimin e 5 anëtarëve të Kolegjit Gjyqësor, 5 anëtarëve të KLP-së, miratimin e Kryeinspektorit të lartë të Drejtësisë, miratimin e reformës elektorale. Ndryshimet ligjore për të implementuar 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Këto 6 akte jo vetëm që kërkojnë për miratim 2/3-t e anëtarëve të Kuvendit por do të ketë ndikim të drejtpërdrejt të procesit të integrimit.

Si kryetar i Kuvendit inkurajoj të gjitha grupimet politike të japin kontributin e tyre për miratimin e shpejtë të këtyre akteve.

/Ora News.tv/