Edhe një seancë për Xhezair Zaganjorin, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë në një dalje për mediat pas përfundimit të seancës tha se KPA caktoi edhe një seancë tjetër pasi sot u paraqitën prova të reja me të cilat nuk ishte njohur dhe kërkoi kohë për shqyrtimin e tyre.

Zaganjori: Për pasurinë kërkova kohë sepse ishin të tjera nga ato që ishin shkruar në Apel në fillim, u caktua një datë e re. Do të shoh çfarë është shkruar. Nuk ishte i njëjti material që u paraqit në Apel disa muaj përpara. Meqë kishte materiale të tjera do ti krahasoj dhe mund të jetë edhe një dokument tjetër. Edhe Komisioneri duhet të njihet dhe do të mbahet një seancë tjetër.

A mund të zgjidhet me gjyqtarë të përkohshëm?

Zaganjori: Për mua jo, ai që vjen në gjykatë nuk duhet të vijë si gjyqtar i përkohshëm, delegimet janë në situata krejt të tjera, megjithatë të tjerët e vendosin.

E ndërsa ka kaluar pothuajse një vit që kur KPK e konfirmoi në detyrë dhe gjyqtari vazhdon të hetohet, Zaganjori u shpreh:

"Respektoj ligjin pavarësisht jam i kënaqur apo nuk jam i kënaqur se kështu është formimi im. Të gjithë jemi në pritje".

Situata me Gjykatën e Lartë

Zaganjori: KLGJ merret me këtë problem. Po mendojnë të shpejtojnë procedurat për emërimin e gjyqtarëve të rinj, të paktën të atyre që vinë jashtë gjyqësorit, 4 ose 5, në mënyrë që të fillojë të paktën trajtimi i çështjeve urgjente. Duhet të kenë shkuar rreth 32 mijë dosje.Të gjithë këshilltarët i kam kërkuar të trajtojnë çështjet urgjente, psh nëse ka ekstradim kur të vijë dosja të jetë gati. Çështje urgjente janë masat e sigurisë, konflikte juridiksioni, kompetence, pezulime mund të bëhen disa qindra.

Ankimimi vendimit - Komisioneri Publik ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankimimin.

Komisioneri Publik vlerësoi se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të këtij viti

Në korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ta rikonfirmojë në detyrë, Xhezair Zaganjorin.

Ne seancën dëgjimore të zhvilluar në 20 korrik, vetë kryegjyqtari dha sqarime ne lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar gjatë kontrollit të pasurive të tij.

Sipas KPK-së, në deklarimet e bëra nga kreu i Gjykatës së Lartë kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore.

Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite, të cilët nuk ishin pasqyruar në deklaratën vetting.



EMISIONET