Padia e Rovena Gashit, zbardhet motivi i shkarkimit, kërkohet në gjykatë Arta Marku

Padia e Rovena Gashit, zbardhet motivi i shkarkimit,  kërkohet në

Gjykata Administrative ka marrë në shqyrtim padine e ish-Drejtores së Marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Përfaqësuesja e zonjës Marku tha se motivi i largimit nga detyra ishte fakti që zonja Gashi kishte dërguar ne  KQZ materiale pa marrë miratimin e titullares.

Ish-drejtorja e Marrëdhënieve me jashtë dhe dekriminalizimit në Prokurorine e Përgjithshme, Rovena Gashi, është larguar nga kjo detyrë pasi nuk ka marrë miratimin e titullares, për të dërguar në KQZ materialet për subjektet  që prekeshin nga ligji për dekriminalizimin.

Kjo u tha në seancën e kesaj të martë në Gjykatën Administrative, nga përfaqësuesja e Prokurorisë Pranvera Gruda.

Sipas saj zonja Marku është titullare e institucionit me kompetenca të plota dhe e drejta për lirimin nga detyra  kompetencë e saj.

Por avokati mbrojtës i zonjës Gashi e ka cilësuar të paligjshëm veprimin e zonjes Marku, dhe për të marrë me shume sqarime në lidhje me procedurë e ndjekur kërkoi  paraqitjen e saj në gjykate.

Çlirim Gjata: Sot u tha një motivacion që pse ka dërguar emrat në KQZ për heqje mandati. Pra fakti që paska dërguar në KQZ emrat e disa personave të inkriminuar për heqje mandati e bën që kjo të lirohet nga detyra. E kuptoni se çfarë absurdi po jetojmë? Prandaj unë kërkova, të vijë se e ka ligji mbi bazën e kërkesave ligjore, qoftë ligji për gjykimet administrative, qoftë kodi i procedurës civile që kur ka paqartësi thirret vetë prokurorja e përgjithshme. Personalisht të vijë të sqarojë gjërat, se nuk ka ndonjë gjë këtu.

Përfaqësuesja e akuzës kërkoi kohë në lidhje me këtë kerkesë, ndërkohë që gjykata vendosi të shtyje seanën ne datën 13 shkurt.

Padia në Gjykatën Administrative është kundërshtuar nga zonja Gashi  e cila  kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

EMISIONET