Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të pjesshëm, për ti dhënë zgjidhje vetëm disa prej problematikave më emergjente.

Puna është përqëndruar tek hidroizolimi, pasi lagështia po dëmtonte bibliotekën e qytetit që ndodhet në të njejtën godinë.

Eduard Kapri: "Po dëmtoheshin librat në bibliotekë. Me këtë investim do rehabilitojmë plotësisht hidroizolimin dhe njëkohësisht të ndërhyjmë në fasadën e Pallatit të Kulturës."

Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri pranon se ndërhyrja është e vonuar pasi pritej financimi i një rehabilitimi total, gjë që nuk u mundësua. Por përkeqësimi i situatës detyroi këtë ndërhyrje.

Eduard Kapri: "Nuk është një investim total. Ne u munduam që në qendrën kulturore të bënim ndërhyrjet emergjente që ishin të nevojshme."

Thuajse të gjitha institucionet e kulturës në Pogradec, kanë problematika, pasi prej vitesh janë lënë thuajse në harresë.

/Ora News.tv/