Pesë xhami, monument kulture të kategorisë së parë prej një jave i janë nënshtruar ndërhyrjeve restauruese. Xhamia e Pazarit ka marrë statusin e veçantë në vitin 1973. Por për shkak të mungesës së ndërhyrjes në vite, ndërhyrja është bërë e domosdoshme

Myftiu Armand Islami: Këto punimet do të fillojnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Në Berat, me projektin e financuar  nga donatorët TIKA, do ti nënshtrohen restaurimit Xhamia Mbret dhe ajo e Beqarëve, Berat si dhe Teqeja e Helvetive, Berat. Ndërhyrja tashmë ka nisur dhe në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.

/Ora News.tv/