Pas 2 ditëve bllokim, lëvizja e lirë mes Shqipërisë e Greqisë u rikthye në normalitet! Pikat Kufitare të Kapshticës e Kakavijës nisën punë mbrëmjen e së dielës pasi pala greke rregulloi defektin në sistemin TIMS!

Pas më shumë se 48 orëve bllokim, në doganën e Kapshticës në Korcë puna nisi në të dy anët e kufirit prej mbrëmjes së të dielës

Për disa orë gjatë mbrëmjes u punua me 10 sportele për të përballuar fluksin

dhe për mundësuar kalimin sa më të shpejt të qytetarëve që kishin mbetur të bllokuar.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit  pala shqiptare punoi me 5 sportele, 3 në dalje dhe 2 në hyrje. Ndërkohë pala greke punon me 4 sportele.

Ritmeve normale i është rikthyer edhe Dogana e Kakavijës në Gjirokastër!

Lëvizja në këtë pikë doganore u zhbllokua që të shtunën.

Pas një telefonate mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun Grek, Nikos Kotzias u përdor skanimi i pasaportave si zgjidhje teknike!

Zyrtarisht policia e Kufirit tha se situata u krijua për shkak të një defekti në sistem TIMS të Greqisë. Gjatë 48 orëve u lejua lëvizja e shqiptarëve me pasaporta greke dhe të vendeve të tjera të BE.

Mungesa e një njoftimi paraprak i gjeti të papërgatitur qytetarët që ishin nisur drejt greqisë përmes dy pikave doganore, duke shkaktuar radhë të gjatë e orë të tëra pritjeje në kufi.

Mes indinjatës për situatën qytetarët shqiptarë ngritën edhe tezën se bllokimi i kufirit ishte një hakmarrje e Athinës për Cështjen Himara, por pretendimet u rrëzuan pasi probleme të tilla u raportuan edhe në pikat doganore mes Greqisë, Maqedonisë e Turqisë.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/