Nis projekti për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Beratit

Nis projekti për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Beratit

Qarku i Beratit do të ketë së shpejti një sistem të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, falë një projekti të mbështetur financiarisht nga shteti zviceran. Fal këtij projekti do të përfitojë të gjitha bashkitë e Qarkut, përfshirë Kuçovën, Urën Vajgurore, Skraparin dhe Poliçanin. Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Hantin Bonati tha se ky është është një rast i mirë për qarkun e Beratit për të trajtuar këtë problem të trashëguar.

Ndërkohë përfaqësuesi zviceran Phillipp Keller tha se menaxhimi i mbetjeve nuk është thjesht një gjë e mirë, por një detyrë ndërsa Shqipëria aspiron për të hyrë në BE. Ai tha se suksesi i këtij projekti do të varet nga bashkëpunimi mes bashkive me njëra tjetrën dhe nga kontributi i palëve në projekt.

Projekti për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në qarkun Berat financohet nga sekretariati i shtetit zviceran për çështjet ekonomike SECO, mbështetur nga Infrastruktur & Umwelt në konsorcium me SEHLHOOF dhe Flag. Ky projekt është hartuar për t'u zbatuar në dy faza.

Faza e parë ofron asistencë teknike, shërbime këshilluese dhe shërbime për zhvillimin e kapaciteteve ndërkohë që faza II e parashikuar në vijim do të fokusohet në realizimin e masave rajonale të investimit dhe në mbështetjen e nevojshme institucionale për vënien në punë të masave rajonale të investimit. Nevojat do paraqiten nga vetë Bashkitë ndërsa financimi do jetë 80 % nga shteti zviceran, dhe 20% nga secila Bashki. Takimi i radhës u la për në datën 26 shtator.



EMISIONET