Bashkia e Durrësit nisi në javën e tokës pastrimin të vijës bregdetare në kuadër të pregatitjeve për sezonin turistik.

Dako: Shumë mjete kemi vënë në dispozicion sepse kemi një volum shumë të madh të leshterikut.

Kryebashkiaku Vangjush Dako thotë se synimi është turizmi masiv por elitar, duke u ofruar pushuesve shërbime dhe cilësi.

Dako: Plazhi i Durrëesit është totalisht i pastër sa i përket ndotjes nga derdhja e ujërave të zeza në det.

Derdhja e ujerave të zeza në det është një problem i zgjidhur në bregdetin e Durrësit, ndërsa siguria në plazhe është sfida e këtij sezonit të ri.

Dako: Për cdo 5 plazhe të ketë një roje bregdetare, ta financojnë dhe ta paguajnë ata.

Pritet që pas pak ditësh, bashkia e Durrësit të celi zyrtarisht sezonin turistik veror 2018, ndërsa pritet që numëri i pushuesve dhe vizitorëve të jetë më i lartë se vitin e kaluar.

/Ora News.tv/