Nxirren të tjerë trupa nga Danubi

Autoritetet hungareze janë nxjerrë të tjerë trupa nga ujërat e lumit Danub. Deri tani nga përplasja e 29 majit rezultojë 20 të vdekur dhe tetë të zhdukur. Përpjekjet e shpëtimit të autoriteteve hungareze dhe jugkoreane u penguan nga niveli i lartë i ujit në Danub.

Të paktën katër trupa të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e Danubit në Budapest të martën, kur autoritetet nxorën nga lumi anijen e mbytur muajin e kaluar. Zhytësit hynë në anije gjatë kohës që ajo ngrihej me ngadalë në sipërfaqe.

Anija “Mermaid” po transportonte turistë nga Koreja e Jugut kur u përplas me një anije tjetër. Deri tani bilanci i viktimave numëron 20 të vdekur dhe tetë të zhdukur.

Përpjekjet e shpëtimit të autoriteteve hungareze dhe jugkoreane u penguan nga niveli i lartë i ujit në Danub.

Pamjet e siguruara të martën në mëngjes nga vendngjarja tregojnë kabinën dhe kuvertën e sipërme teksa dalin në sipërfaqe dhe zhytësit që hyjnë për të kërkuar trupat e viktimave.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, besohet se trupat e gjetur gjatë operacionit janë të tre shtetasve jugkoreanë dhe të kapiteninit hungarez.

Përplasja e dy anijeve ndodhi ndërsa ato po kalonin poshtë urës Margit më 29 maj.

Nga operacionet pas aksidentit u shpëtuan vetëm shtatë vetë nga 35 që ndodheshin gjithsej në bord.


EMISIONET