Nis Oda Dibrane, 600 artistë pjesëmarrës në festivalin folklorik

Nis Oda Dibrane, 600 artistë pjesëmarrës në festivalin

Për herë të parë  në 23 vite Peshkopia është kryeqendra e politikës dhe artit e kulturës

Oda Dibrane, ngriti siparin e edicionit të 23 në prani të anëtarë të qeverisë, por në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ministrja e Kulturës, përshëndeti në emër te qeverisë.

Kumbaro: Dua të shpreh angazhimin tim që Ministria e Kulturës do të jetë me Odën Dibrane edhe për 4 vitet e ardhshme në një mbështetje të rëndësishme.

Më pas fjalimet ia lanë vendin jehonës së këngëve e valleve burimore

I kthyer tashmë në traditë, ky festival grumbullon më shumë se 600 artistë që shpalosin vlerat kulturore, traditat dhe ritet e zonave nga ato vijnë

Oda Dibrane simboli i mikpritjes, vatrës së besës e bujarisë, edhe pse ka kaluar ndër vite shumë vështirësi ia ka arritur të kthehet në një vatër ku kanë kumbuar këngët e bukura epike e lirike, duke u kthyer në një festival mbarëkombëtar.


/Ora News.tv/



EMISIONET