Rama: Të heqim barrierat mes dy vendeve, Haradinaj: Na ndihmoni me njohjet

Rama: Të heqim barrierat mes dy vendeve, Haradinaj: Na ndihmoni me njohjet

Në këtë atmosferë ka nisur mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës e cila këtë radhë u mbajt në qytetin e Korçës.

Në tryezën e përbashkët mes dy delegacioneve u fol për një bilanc pozitiv të dy takimeve të mëparshme të dy qeverive. Kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek heqja e barrierave mes dy vendeve duke theksuar se partneriteti me Kosovën duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Rama: Ne mund të themi me plot gojën se ka ende shumë për të bërë. Është vendosur dhe funksionon Linja e Gjelbër për makinat e mallrave në pikën doganore të Morinës. Pavarësisht kësaj kemi ende punë për të bërë, për ta ulur shumë më tepër kohën që qytetarët kalojnë në kufi. Do të vijojmë punën për hapjen e Zyrës Operacionale të doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Është e nevojshme që në këtë stad, që ne ta konkretizojmë hap pas hapi partneritetin strategjik me Kosovën, duke e bërë atë gjithëpërfshirës. 

Ndërsa fjala e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj u fokusua tek nevoja që ka Prishtina zyrtare për tu anëtarësuar tek institucionet e BE. Teska u shpreh i vendosur për vijimin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj: Në planin ndërkombëtar Kosova është ende në vështirësi për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, në marrjen e njohjeve dhe këtu dëshiroj dhe apeloj edhe njëherë vetëm së bashku edhe Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën nëpër procese që janë me rëndësi për forcimin e pavarësisë sonë. Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA.

Pas tryezës u konkludua me firmosjen e 12 marrëveshjeve dhe memorandumeve të cilat pritet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve.  Mes tyre përmendim marrëveshjen në fushën e mjedisit, kulturës, një protokoll teknik për njohjen bilaterale të çertifikatave veterniare për produktet shtazore dhe jo shtazore dhe një memorandum për nxitjen e investimeve.

Në përfundim ashtu sic parashikon axhenda dy homolgët iu përgjigjen interesit të gazetarëve, ky kryeministri i Kosovës përgjigjet në aspektin ekonomik ia  besoi Ramës.

Kryeministri shqiptar teksa u pyet se këto mbledhje mund të interpretohen si provokime në Serbi tha këtë përgjigje:

Rama: Dua ta theksoj se mbledhjet e dy qeverive nuk janë provokime për të tjerët por janë takime mes nesh për të bërë më shumë nga ato punë që ne kemi bërë dhe kemi mundësi të bëjmë shumë më tepër. Jemi duke pritur të finalizojmë unifikimin doganor, për këtë do vazhdojmë me heqjen e barrierave jo tarifore dhe lehtësimin e mëtejshëm të qarkullimit. Për këtë po punojmë për një sistem administrimi të pikës së kontrollit kufitar që të jetë më fleksibël. 

Kjo është e para mbledhje ku kryeministri Rama nuk e ka përmendur në asnjë moment Bashkimin Kombëtar, një ide që ka ngjallur reagime si nga BE ashtu edhe nga Serbia. 

Pas takimit të së martës në Vlorë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Pejë. 

Pjesë nga deklarata e dy kryeministrave

Rama: Janë në zbatim e sipër disa marrëveshje dhe protokolle lidhur me lehtësimin dhe shkëmbimet tregtare, heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, unifikimin e çertifikimit të mallrave, lehtësimin e mëtejshëm të procedurave dhe të kostove doganore. Është mundësuar plotësisht shkëmbimi elektronik i dokumentave për kalimin e mallrave tranzit përmes Shqipërisë destinacion Kosovën duke lehtësuar ndjeshëm të gjithë procedurën e tranzitit. Kjo ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshëm kohën e këtyre procedurave.

Do hapim zyrën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit

Rama: Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës operacionale të doganës së Kosovës në Portin e Durrësit dhe kjo do të thotë që një zyrë e tillë të jetë operative një orë e më parë. Ministritë e punëve të Jashtme, Financave dhe  autoritetet doganore të dy vendeve tona janë në bashkëveprim për konkretizimin e këtij projekti brenda një kohë sa më të shkurtër. Hapja e kësaj zyrë do ndikojë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të Kosovës edhe me vendet e tjera.

Rama: Do hapen pika doganore të tjera mes dy vendeve

Rama:  Po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore mes dy vendeve për të lehtësuar edhe më tej transportin e mallrave. Është vendosur dhe funksionin linja e gjelbër për makinat e mallrave në pikën doganore të morinës, çka lehtëson transportin sidomos gjatë verës kur ka fluks mjetesh.

Kemi ende punë për të bërë që ta ulim akoma më tepër kohën që qytetarët të kalojnë kufirin. Të mundësojmë një transit sa më të shpejtë të tyre.

Interkonjeksioni, aks strategjik

Rama: Kjo linjë e interkonjeksionit 400 kv është pa as më të voglin dyshim një aks strategjik për të rritur ndërveprimin jo thjesht për të afruar shumë më tepër të dy shtetet tona por të konsoliduar një proces tërësor rajonal. Të parit e kësaj linje si thjesht një linje mes Shqipërisë dhe Kosovës është një mënyrë të pari me të cilën ne nuk pajtohemi dhe do bëjmë përpjekje që të ndryshojë.

Degëzim gazsjellësit për të furnizuar edhe Kosovën

Rama: Jemi angazhuar për të degëzuar gazësjellësin transadriatik për në Kosovë dhe më tej në Rajon çka do të krijonte akses në këtë linjë të rëndësishme të furnizimit me gaz edhe Kosovën.

Rama: Ka një rritje të ndërsjelltë në fushën e biznesit

Më vjen mirë që të konstatoj bazuar në shifra ka një rritje të ndërsjelltë në fushën e biznesit. Të gjithë në Shqipëri dhe Kosovë presin shumë më tepër akoma prej nesh. Është e nevojshme që ne ta konkretizojmë partneritetin strategjik me Kosovën për të bërë gjithëpërfshirës dhe me synimin për ta kthyer në cdo hap në një shembull inkurajimi

Haradinaj: Na ndihmoni në njohjet

Haradinaj: Në planin ndërkombëtar Kosova është ende në vështirësi për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, në marrjen e njohjeve dhe këtu dëshiroj dhe apeloj edhe njëherë vetëm së bashku edhe Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën nëpër procese që janë me rëndësi për forcimin e pavarësisë sonë.

Haradinaj: Dialogu me Serbinë, e nevojshme pjesëmarrja e SHBA

Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA.

Sfidë për Kosovën lufta kundër korrupsionit

Haradinaj: Ajo që mbetet sfidë për Kosovën është luftimi i korrupsionit një e keqe e re që rrezikon Kosovën në shumë drejtime.  Ne po punojmë për ekonominë me politikat fiskalë lehtësuese. Ajo që mbetet për të bërë më shumë punë në të ardhmen është logjistika dhe infrastruktura e nevojshme. Po punojmë në forcimin e Kosovës në planin e brendshëm edhe pse Kosova ballafaqohet me shumë sfidave disa që jenë edhe specifike.

Haradinaj: Popujt presin shumë nga ne

Haradinaj: Forcimi i Kosovës dhe forcimi ynë në Ballkan arrihet më mirë me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj puna e mire që keni bërë kryeministër dhe mundësia që të nënshkruajmë 12 marrëveshje dhe puna e bërë që do të cojë deri në unifikimin e doganave na bën të krenohemi, por nuk mjafton. Populli i Kosovës dhe i Shqipërisë presin më shumë nga ne, dhe ne nga këtu duhet të vazhdojmë punët që na presin e që janë shumë. Me punë nderojmë sakrificën për liri të gjithë brezave me punë nderojmë përgjegjësitë që kemi dhe vetëm me punë do të marrim respektin nga të gjithë.



Qyteti është i blinduar nga masat e sigurisë, ndërsa pranë godinës historike po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur anëtarët e kabineteve të Edi Ramës e Ramush Haradinajt

Delegacioni kosovar është akomoduar në një prej hoteleve në zonën e Pazarit të Korçës, ndërsa ai shqiptar ka zgjedhur një hotel në Bulevardin Republika.


EMISIONET