Kolegji Zgjedhor në fuqi 30 qershorin, rrëzon të gjitha ankimimet e Bindjes Demokratike

Kolegji Zgjedhor në fuqi 30 qershorin, rrëzon të gjitha ankimimet

Kolegji Zgjedhor, rrëzoi 5 ankimime të Bindjes Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Partia me e re në spektrin politik, kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, në Bashkinë e Tiranës, Selenicës, Shijakut, Beratit  e Kurbinit.

Në fund të seancës përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabjan Topollaj, tha se pjesëmarrja në zgjedhje, ishte pikërisht për të dokumentuar sipas tij degradimin e sistemit politik në vendin tonë.

Fabjan Topollaj: Ne kemi nevojë për ndryshime të thella politike që duhet të sistemi zgjedhor, ndryshime që nuk i lënë partitë e mëdha të vjedhin vota, siç ndodhi edhe kësaj here kur nuk kanë nevojë të vjedhin vota dhe një proces që ti japë akses transparencës."

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë socialiste, Eridian Salianji, përshëndeti vendimin e kolegjit.

Eridian Salianji: "Janë pretendimet e një stine vere të çoroditur nga vetë Bindja Demokratike e cila nuk di se me kë e ka, me veten, procesin apo me votimet."

Më herët Partia Demokratike me firmë të sekretarit përgjithshëm Gazmend bardhi iu drejtua me një letër kolegjit, ku i kërkonte të pezullonte dhënien e mandateve deri sa të shprehet gjykata kushtetuese.

Sipas Partisë Demokratike pa u shqyrtuar çështja në Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiake, duke i konsideruar zgjedhjet monopartiake.


EMISIONET