Shtetet e Bashkuara ecën përpara në planet e tyre për vendosjen e tarifave ndaj importeve kineze të premten dhe Pekini tha se do të detyrohet të kundërshtojë. Reagimet vijnë teksa shtohen mosmarrëveshjet midis dy ekonomive më të mëdha të botës, ndërsa presidenti Donald Trump thotë se është i përgatitur të përshkallëzohet.

Uashingtoni thotë se rriti tarifat me 34 miliardë dollarë ndaj importeve kineze, një hap i parë që mund të pasohet me një seri tarifash përshpejtuese.

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se do të ishte "e detyruar të bënte një kundërsulm të domosdoshëm."

Ministria nuk dha detaje të menjëhershme, por Pekini më parë publikoi një listë të mallrave amerikane, duke përfshirë sojën, makinat elektrike dhe uiski, që mund t'i nënshtroheshin tarifave.

Trump diskutoi të enjten me gazetarët luftën tregtare, gjatë fluturimit për në Montana. Presidenti tha se tarifat e SHBA për një shtesë 16 miliard $ në mallra kineze do të hyjnë në fuqi në dy javë.

Pas kësaj, armiqësitë mund të intensifikohen: Trump tha se SHBA është gati për të vendosur një shtesë prej 200 miliardë dollarë ndaj importeve kineze - dhe pastaj 300 miliardë më shumë - nëse Pekini nuk i përgjigjet kërkesave të SHBA dhe vazhdon të hakmerret.

Kjo do të sillte vendosjen e tarifave për totalin e mallrave kineze, çka shuma do të shkonte 550 miliardë dollarë.

Administrata e Trump thotë se Kina ka vendosur taktika grabitqare në përpjekje për të arritur dominimin teknologjik ndaj SHBA-ve. Këto taktika përfshijnë vjedhjen kibernetike dhe kërkojnë që kompanitë amerikane të dorëzojnë teknologjinë në këmbim të qasjes në tregun e Kinës.

/Ora News.tv/