Nis lufta e vërtetë tregtare, Kina hakmerret ndaj SHBA-ve

Nis lufta e vërtetë tregtare, Kina hakmerret ndaj SHBA-ve

Vetëm pak orë pasi Shtetet e Bashkuara prezantuar tarifat e reja tregtare prej 25 për qind ndaj importeve kineze, me një shumë prej 34 miliardë dollarësh, Pekini është hakmarrë duke vendosur masa ndaj importeve amerikane.

 "Pasi Shtetet e Bashkuara prezantuan tarifat e reja, masat reciproke të Kinës gjithashtu hynë menjëherë në fuqi," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang.

Ai nuk specifikonte sasinë ose llojet e mallrave të SHBA që do të tatohen nga Kina.

Ministria e Tregtisë e Kinës më herët tha se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojë pasi SHBA "filloi luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike". Pekini gjithashtu akuzoi Uashingtonin për shkeljen e rregullave tregtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Tarifat amerikane prej 25 për qind zbatohen ndaj 818 importeve kineze me vlerë 34 miliardë dollarë. Ata janë faza e parë e taksave, për të cilën ka kërcënuar administrata e Trump, ndërsa totali pritet të shkojë në 450 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze.

EMISIONET