Nis hetimi disiplinor për Dritan Ginën

Nis hetimi disiplinor për Dritan Ginën

Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimet për ish-kreun e Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Ginën. Shkak ishte refuzimi që ai i bëri Arta Markut, e cila ndërpreu komandimin e tij dhe kthimin në Tiranë.

Ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Elbasanit do të nisë hetim disiplinor, për shkak se refuzoi urdhërin e Arta Markut, për t’u rikthyer si prokuror në Tiranë.

Nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se Gina refuzoi ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët që t’u komunikonte këtë urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Gjithnjë, sipas burimeve, mësohet se shkelja në disa nene e ligjit për statusin e gjyqarëve dhe prokurorëve nga Gina, diskretiton rëndë standatet e funksionit të magjistratit dhe ul besimin e publikut te prokuroria. Hetimi duhet të përfundojë deri më 13 mars.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit edhe ajo e larguar nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

EMISIONET