Nis Forumi konsultativ Antikorrupsion

Nis Forumi konsultativ Antikorrupsion

Sot u organizua takimi i parë i Forumit konsultativ Antikorrupsion. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj me cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion tha se reformat përbëjnë një parakusht shumë të rëndësishëm për të riintesifikuar rrugën kundër korrupsionit. 

Etilda Gjonaj: "Reformat shumë të rëndësishme që janë në proces, si: reforma në drejtësi, reforma e derregullimit, reforma për qeverisjen elektronike, reforma e shërbimeve, përbën një parakusht shumë të rëndësishëm për të riintesifikuar rrugën kundër korrupsionit. 

Nga ana tjetër, tre shtylla të programit qeverisës për luftën ndaj korrupsionit si: transparenca, integriteti, derregullimi, po zbërthehen me mekanizma dhe veprime që mundësojnë krijimin e sistemeve për t'i përkthyer këto reforma në rezultate të prekshme për qytetarët. Ne po vijojmë me zbatimin e strategjisë ndërsektoriale "antikorrupsion 2015-2020", dokument i cili integron kontributet e qeverisjes qendrore por edhe qeverisjes vendore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, për të zbatuar masat e planit "antikorrupsion" që derivon nga kjo strategji.

 Plani i veprimit 2018-2020 i strategjisë ndërsektoriale antikorrupsion dhe pasaporta e indikatorëve, draftet e para të cilat do të prezantohen pikërisht në këtë takim, vendosin një standart të ri për planifikimin por dhe në sistemin e monitorimit sasior dhe cilësor të përpjekjeve dhe kontributeve institucionale kundër korrupsionit"

EMISIONET