Festivali i Filmit të Kanës nisi mbrëmjen e së martës. 

Edicioni i 72-të i këtij festivali u hap me premierën e filmit zombie të Jim Jarmusch, "The Dead Don’t Die".

Është hera e parë që festivali në Rivierën Franceze hapet me një film zombie.

Në film shkëlqejnë aktorët Bill Murray, Elle Fanning, Selena Gomez, Adam Driver dhe Javier Bardem.

Fituesit do shpallen në finalen e festivalit dhe do marrin Palmën e Artë.

Festivali i Kanës ka sjellë në tapetin e kuq pas shumë kohësh Selena Gomez.


/Ora News.tv/