Zhvillimi i Provimit të Maturës në korridore dhe palestra nuk është pritur mirë nga nxënës dhe prindër por Minsitrja Lindita Nikolla ka sqaruar se testimi në ambiente më të mëdha nuk është diskriminim por synon të vlerësojë sipas meritës.

“Është një vendim që është për të gjithë maturantët e Shqipërisë, sepse duam që të mos diskriminohesh ti nga disa të tjerë që dinë ta vërtisin kopjen përfshi brenda këtu edhe administratorë të papërgjegjshëm. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Ti dhe gjithë shokët e tu, do të keni maksimalisht kushtet  që të bëni provimin në kushte normale dhe maksimalisht ti dhe gjithë shoqëria shqiptare sigurinë që në provimet e shtetit nuk kopjohet. Fakti që ne kemi zgjedhur sallat e mëdha, nuk ka të bëjë me diskriminimin tuaj por për të shkuar haka tek i zoti”

Në Fashtin Strum të Fierit Minsitrja Nikolla u ndal edhe tek reforma në fakultetet e edukimit teksa përsëriti se ajo do të ofrojë mësues më të përgatitur.

“Kemi bërë hapin e parë, diga e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Portali nuk ishte vetëm për mos t’i dhënë mundësi deputetit dhe ministrave për të vendosur mësuesit në shkollë por ishte edhe një arsye më e fortë, pasi në malin e diplomave të prodhuara, ne të zgjidhnim më të mirët dhe ata t’i çonim nëpër shkolla, kjo është diga e parë, tjetra që po punojmë është me fakultetet e edukimit.”

Në fashtin Sturm, Ministrja ishte në kuadër të turit të llogaridhënies dhe u njoh me shqetësimet e banorëve të kësaj zone.

/Ora News.tv/