Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se paga minimale nuk është rritur prej 6 vitesh.

Nikolla: Ne jemi tek ato shtete që pagën minimale e kemi të caktuar me ligj. Nëse e ke përcaktuar me ligj detyrimisht duhet të zbatosh ligj. Çdo vit, paga duhet indeksuar në përputhje me rritjen ekonomike dhe normat e inflacionit. Ka 6 vjet që nuk është rritur, vetëm një herë me 20 mijë lekë të vjetra. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që vitin që kaloi të ishte me 280 mijë lekë dhe këtë vit me 300 mijë lekë. Askush nuk e ka kundërshtuar qoftë edhe në mënyrë formale. 

Është një studim që nëse do të rritet paga minimale me 1% përkthehet në rritje ekonomike me 0.03%. Jemi i vetmi vend jo në rajon por edhe në botë që kemi pasur rritje ekonomike dhe nuk kemi pasur hapje të reja të vendeve të punës dhe nuk do të kemi për të pasur nëse vazhdojmë edhe me politikën e pagave. 

/Ora News.tv/