Nikolla për Ora News: Studentët kanë të drejtë. Jo negociata, por dialog

Nikolla për Ora News: Studentët kanë të drejtë. Jo

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se me studentët kërkon të dialogojë për problemet e tyre dhe jo të negociojë. Sipas saj studentët kanë gjithmonë të drejtë.

Lindita Nikolla:  Jam e vendosur për të dialoguar me studentët, me të gjitha shqetësimet që studentët kanë dhe me kërkesët që ata kanë, për të adresuar çdo shqetësim.

Reforma do ketë kundërshtitë e veta, ka qenë një reformë që është dialguar mbi një vit me institucionet e arsimit të lartë.

Studentët kanë gjithmonë të drejtë. Kam tre ditë që i përgjigjem çdo kërkesë të tyre për të nisur dialogun, jo negociatat, por dialogun.  

Kërkesat e studentëve nuk kanë lidhje me reformën në arsim. Tarifat nuk janë rritur për shkak të reformës në arsim, sepse nuk ka asnjë rritje. Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave. Tarifat vendosen nga universitetet tashmë për shkak të reformës që ka zgjeruar autonominë. Hajde të ulemi dhe ta diskutojmë.

EMISIONET