Nikolla: Kishte universitete private që "pastronin" njerëz të krimit

Nikolla: Kishte universitete private që "pastronin" njerëz

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në "Tonight Ilva Tare" tha se reforma në arsim nuk lidhet vetëm me ligjin e arsimit të lartë por edhe mbylljen e 22 universiteteve private që sipas saj ishin kthyer në biznes duke dhënë diploma edhe për të inkriminuar.

Pjesë nga intervista: 

Nikolla: Nëse nuk do të kishim mbyllur 22 universitete private që vidhnin paratë e familjeve shqiptare për të ofruar letra pavlerë. Ato universitete ishin aty edhe për të pastruar shumë njerëz që vinin nga radhët e krimit duke blerë diploma dhe duke qenë të barabartë me çdo të ri që punonin në mënyrë serioze. Ne kishim 762 programe në universitetet publike.

Kemi vetëm 454 programe studimi duke mbyllur ato programe që kishin numër të vogël studentësh ku mesatarja nuk kalonte 5.3-n. Sot kemi një agjenci profesionale. Kishim një bord akreditimi që drejtohej nga këshilltar të ish-kryeministrit. Sot drejtohet nga një profesor. Vendimmarrja e bordit të akreditimit nuk kontrollohet nga ministrja e Arsimit.


EMISIONET